Topalli: PS nuk bashkëpunon

14/04/2010 15:30

Në ditën e dorëzimit të Pyetësorit të Shqipërisë në Bruksel nga kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ftoi Partinë Socialiste të bashkëpunojë për kryerjen e reformave integruese të vendit. (UPDATE)

E pyetur nga gazetaret sesa do të ndikojë situata politike në vlerësimin e Shqipërisë, zonja Topalli u pergjigj se vendi është në momentin vendimtar, kur komuniteti nderkombetar dhe Europa po shikojnë sesa opozita po bashkepunon ne Parlament per cuarjen perpara te reformave.

“Padyshim, qe mungesa e bashkepunimit te opozites nuk e ndihmon procesin. Mungesa e bashkepunimit ehste jashte kohes, jashte vendit, meqe shoqeria shqiptare ne 96 % te saj perkrah integrimin”, u shpreh Topalli.

Megjithese vlereson se ngerci politik eshte domethenes edhe per vendimin per heqjen e vizave, Kryetarja e Kuvendit, u shpreh optimiste se ky do te jete viti kur shqiptaret te udhetojne pa viza ne zonen shengen.

“Ne keto dite, cdo ore eshte vendimtare per liberalizimin e vizave. Natyrisht, ne do te bejme cdo gje per te rikuperuar kercenimin qe i eshte bere nga bojkoti dhe kercenimin qe i eshte bere nga mospjesemarrja teresore ne te gjitha punimet parlamentare, si ne komisione, ashtu edhe ne aktivitete te tjera te punes se parlamentit. Por une e shoh me optimizem. E perseris, liberalizimi i vizve do te behet. Askush nuk duhet te guxoje qe te pengoje kete proces. Do te ishte ne nderin e opozites t’i thoshte shqiptareve qe “edhe une kam kontributin tim”, ashtu sic ka pasur kontributin ne 20 vjet Partia Socialiste ne reformat dhe rrugen e integrimit te Shqiperise, ashtu sic ka patur kontributin e saj ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO”, theksoi Topalli.

Top Channel