Durrës, ekzekutohet 35 vjeçari

14/04/2010 01:15

Pronari i një diskoje në plazhin e Durrësit u ekzekutua në sy të bashkëshortes se tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në unazën që lidh zonën e plazhit me Shkozetin.

Viktima po udhëtonte me makinen e tij për në shtëpi, i shoqëruar nga gruaja e tij. Ai u ndalua nga dy persona dhe menjëherë njëri prej tyre e qelloi drejt e në gjoks duke i marrë jeten.

Policia deklaroi se viktima është Eugent Deliallisi, 35 vjec nga lagjja 13 e Plazhit. Vrasja ndodhi në një rrugë të errët dhe menjëherë postoblloqe të policisë u ngriten duke ushtruar kontrolle për identifikimin e dy autoreve, të cilët u larguan me shpejtësi duke lënë pas viktimën dhe të shoqen e shokuar.

Burime nga grupi hetimor thanë se po punohet për të zbardhur motivet e këtij ekzekutimi duke u ndalur në konfliktet që viktima ka pasur.

Ndërkaq u mor edhe dëshmia paraprake e bashkëshortes se 35 vjeçarit, e cila nuk ka mundur të tregojë shumë mbi ate që ndodhi në vetëm pak çaste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA