Një ish-tankist gjatë masakrës së Cërrikut ka dëshmuar para Gjykatës së Krimeve të Rënda për ngjarjen e 1997 ku gjashtë gardistë humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Gardisti Sokol Puca foli për mëse dy orë para togave të zeza për nisjen e tankeve drejt Cërrikut dhe rënien në pritë në afërsi të Pallatit të Kulturës. Dëshmitari pohoi se njeri prej shokëve të tij i kishte deklaruar se kjo bande e rrezikshme komandohej nga Llazar Bicja dhe Met Bozi qe te dy keta pjese e Komitetit të Shpëtimit.
Dëshmitari pohoi se gjatë orëve të masakrës banda mbante peng disa nga shokët e tyre dhe për t’i shpëtuar ata negocionte me shefin e policisë së Elbasanit, por i pyetur nga gjykata ai nuk e mbante mend emrin e tij. Ne seancen e radhës pritet të dëshmojne ish- gardistë që mbetën të plagosur në këtë ngjarje.
Top Channel