Qindra fermerë, banorë të zonës së Cakranit dhe zonës Frakull, në rrethin Fier kanë protestuar duke kërkuar vlerën e të hollave për sipërfaqen e tokës në pronësi, ku kalon gjurma e autostrades Levan-Tepelene.
Protesta është mbështetur edhe nga Partia Socialiste dhe deputetet e saj në qarkun Fier. Kanë qenë fillimisht banorët e zonës së Cakranit që kanë bllokuar punimet e autostradës në hyrje të fshatit Buzemadh.
Ata thanë se nuk do të lejojnë vijimin e punimeve nga ana e firmes nese shteti dhe qeveria shqiptare nuk merr parasysh kerkesat e tyre legjitime, parate per token e shpronesuar,vleresim te drejte te cmimit te tokes per meter katror, si dhe rregullim te sistemit te kanaleve ujites dhe vadites ne gjithe zonen e tyre.
Top Channel