Balla: Cmimet e ushqimeve shumë të larta
13/04/2010 16:05
Deputeti socialist Taulant Balla, i cili shkoi sot në një nga dyqanet ushqimore prane zones së Stacionit te Trenit , tha se këto cmime të rritura nuk mund të përballohen me të ardhurat që kanë familjet shqiptare.
“Situata është shumë e keqe për mallrat e konsumit të përditshëm. Është e pamundur për familje me të ardhura të ulëta të përballojë rritjen e cmimit të ushqimeve të ditës”, u shpreh Balla.
Sipas Balles me kete nivel cmimesh nje familje me te ardhura te ulta apo qofte mesatare nuk mund te shtrojë ne tavoline te gjithe artikujt e nevojshem per nje vakt normal ushqimor.
Top Channel