Topi mesazh ngushëllimi

10/04/2010 10:30

Presidenti i Republikës, Bamir Topi shpreh dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e jetës së Presidentit të Republikës së Polonisë, Leh Kazinski, bashkëshortes së tij dhe delegacionit që e shoqëronte, si pasojë e një aksident ajror në Smolensk.

“Me hidhërim të thellë dhe tronditje mësova lajmin e aksidentit tragjik ku humbi jetën Presidenti Kazinski, bashkëshortja e tij dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte. Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta”, thuhet në mesazhin e presidentit Topi.

Kreu shqiptar ne mesazhin e tij, shprehet se i qendron shume pranë të gjithë popullit polak në këtë moment të vështirë.

Top Channel