Policët mbetën në burg

09/04/2010 15:35

Gjykata e Tiranës vendosi ‘arrest me burg’ për dy agjentët e policise kriminale të komisariatit tre, Preng Froku dhe Besnik Preni, të cilet u arrestuan pas një pergjigjimi tre mujor nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës.(UPDATE)

Sipas akuzes, Agjentët merrnin shpesh pagesa nga disa hajdute që e zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal në linjat e transportit publik në Tiranë në shuma që varionin nga 10 mijë deri në 30 mijë lekë të reja në muaj. Në këmbim të kësaj, dy agjentët kriminale i lejonin hajdutët të operonin në zonën të cilët mbulonin ata, pa u marrë denoncimin të dëmtuarave.

Kështu hajdutët ishin të lirë të vidhnin në automjetet urbane, pa patur frikë nga ndëshkimi policor.  
Edhe gjatë vlerësimit të masës së sigurise nuk u arrit të dalë ndonjë provë qe i implikonte ata në fshehje të provës së krimit, kështu që akuza mbetet po ajo e arrestimit ‘korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike’.

Dy punonjësit e policisë nuk kanë mundur dot të kundërshtojnë akuzen e ngritur edhe për shkak të përgjimeve të paraqitura në gjykate, ku vërtetohej edhe marrja dhe kërkimi i rryshfetit. Autobuset urbanë janë pre e vjedhësve të xhepave për vite të tëra, por ndëshkimet ndaj tyre kanë qenë të pakta duke e legalizuar pothuajse si një biznes me vete për hajdutët. Kundrejt tyre policia e cila e konsideron edhe si një veprimtari kriminale të rrezikshmërise së ulët, asnjëherë nuk ka patur një strategji per ta luftuar atë dhe shpesh i ka neglizhuar denoncimet e qytetarëve të dëmtuar.

Top Channel