Pinari: Gërdeci, nuk ishte aksident

09/04/2010 15:00

Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s i akuzuar nga prokuroria për tragjedinë e Gërdecit, flet për herë të parë jo vetëm duke shfajësuar veten dhe kompaninë që ai drejtonte por duke akuzuar prokurorinë se nuk ka hetuar sic duhet.(UPDATE)

Sipas Pinarit prokurorët nuk duhet të merren me saldatricen por të verifikojne, sepse tragjedia sipas tij nuk ka ndodhur aksidentalisht, por nga zjarrvënie me qëllim.

“Nuk janë hetuar rrethanat të tjera të hollësishme, sidomos me atë të vendosjes së zjarrit”, u shpreh Pinari.  

Duke folur me gjuhën e ekonomistit i pandehuri tha se kompania që ai drejtonte kishte për detyrë vetëm të shiste armë dhe të rriste fitimet e shtetit. Sipas tij Gërdecin nuk e zgjodhi MEICO dhe as cmimet nuk i gjeti MEICO. Ndersa partneritetin me Patrik Henrin dhe kompaninë SAC e shpjegoi si detyrë të MEICO-s për të kërkuar ortakë.

Sipas Pinarit kontrata e pare për demonimin e municioneve kapi vleften e 1, 6 milione dollareve,

“Dua te theksoj se me urdherin 20044 jane dhene dy urdhera per MEICO-n. Dhe jane dhene ne kundershtim te plote me funksionin tonë”, u shpreh Pinari.

Ish-drejtuesi i MEICO-s tha i indinjuar se nuk i shpjegon dot akuzat që i adresohen dhe nuk gjen dot ku ka shpërdoruar detyren dhe c’lidhje ka ai me akuzen e vrasjes masive. Megjithate i pandehuri shprehu keqardhje per te demtuarit dhe per tragjedine qe sikurse e cilesoi ai ka turbulluar shoqerine dhe politikën.

Top Channel