Berisha: Arsim për romët

08/04/2010 16:05

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve kryeministri Sali Berisha ka vizituar shkollen ‘7 Marsi’, ku jane hapur disa klasa te posacme për fëmijët romë të moshave të ndryshme. Kryeministri Berisha e vuri theksin në arsimimin e tyre.

“Shkollim i fëmijëve romë duher të jetë përparësi dhe për ta duhet të krijohen shumë lehtësi, me qëllim që ata të mos largohen nga bankat e shkollës”, u shpreh Berisha, duke vënë theksin edhe te kujdesi ushqimor ndaj tyre.
 
Kryeministri Berisha u shpreh se pervec shkollimit prioritet i qeverise do te jene punesimi dhe strehimi i familjeve rome. Eshte pergjegjesi e qeverive vendore tha Berisha punesimi i anetareve te familjeve rome.Ai premtoi se do te negocioje me institucionet kredidhenese te kreditojne me perparesi bisneset rome.

Top Channel