Pacientët, jo ilace jashtë spitalit

05/04/2010 15:55

Merr fund abuzimi i mjekëve me recetat e ilaceve, të cilët për arsye fitimi i rekomandojnë pacientët të mos përdorin medikamentet e spitalit por t’i blejnë ato në farmacite më të cilat janë të lidhur.

Tashmë asnjë mjek në spital nuk mund të leshojë më receta me medikamente jashtë rrjetit spitalor pervec shefit te sherbimit.

“Kemi konstatuar se ka një abuzim për qëllime të klientelizmit të vogël. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhërin, që në rast nevojash për blerje barnash jashtë spitalit, receta nuk do të mbajë firmën e një mjeku të vetëm”, u shpreh ministri Petrit Vasili.

I vendosur per t’i prere rrugen abuzimeve dhe klientelizmave  te tilla ministri i Shëndetësise Petrit Vasili u kërkon drejtorive te spitaleve dhe  atyre te sigurimve shendetsore te kontrollojne zbatimin e ketij urdhri. Ne rast se do te kapen receta te mjekeve qe kane leshuar receta me mediakmnete te tregut te hapur farmaceutik, ata do te largohen nga puna.

Top Channel