Besimtarët e krishterë kanë marrë pjesë në ceremonitë e shenjta për Pashkët ortodokse dhe katolikët shqiptarë dhe kanë ndjekur ritet e kësaj feste, më e rëndësishmja e besimit kristian.
Pashkët shënojnë ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë bësimtarët.
Ceremonitë e kësaj dite të rëndësishme që kulmon një seri ritesh dhe ceremonish fetare që nga Kreshma, e më pas e Premtja e Zezë dhe Dita e Ringjalljes.
Sipas kalendarit fetar, Pashkët kremtohen të dielën e parë pas fillimit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit, që zakonisht kremtohen brenda 22 marsit dhe 25 prillit.
Festa e Pashkëve simbolizon ringjalljen e Krishtit, pas kryqëzimit të tij, dhe është festa me e shenjtë për besimtarët e krishterë.
Sipas interpretimit biblik, me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë, nga e Premtja e Madhe kur vdes Jezu Krishti pas shumë mundimeve dhe gozhdohet në kryq, në të Dielën e Pashkëve kur ringjallet.
Besimtarët ortodoksë shqiptarë kanë ndjekur në mesnatë meshat e shenjta të mbajtura nga klerikët. Në Tiranë në katedralen ortodokse është zhvilluar mesha e shenjtë.
Gjithashtu edhe në katedralen e Shën Palit në Tiranë besimtarët katolikë kanë ndjekur meshën e shenjtë.
Ceremoni festive janë mbajtur edhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit, si dhe në zonat e banuara nga shqiptarët e krishterë në Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni.
Top Channel