Mungesa e kazanëve të plehrave ndot Vjosën

31/03/2010 09:30

Shtrati i lumit Vjosa në të gjithë gjatësinë e tij është i mbushur me lloj lloj mbeturinash e papastërtish, duke filluar nga plasmaset, rrobat e vjetra, pagurë e shishe.

Lumi Vjosa i cilësuar nga gjatesia dhe sasia e ujit, deri pak vite me parë si lumi ekologjikisht më i pastër dhe me shumllojshmërinë e peshkut në të gjithë Ballkanin, tani rrezikon të kthehet në një vend të rrezikshëm për përhapjet e sëmundjeve dhe epidemive nga sasia e mbeturinave urbane që hidhen nga komunat Carshovë, Petran, Kosinë dhe Bashkia Përmet e Këlcyrë.

Ndotesi me i madh i lumit Vjosa eshte Bashkia Kelcyre,e cila vendin e miratuar per hedhjen e plehrave e ka caktuar mbi shtratin e lumit, ndersa banoret e tre komunave i hedhin mbeturinat ne lume pasi s’ka kazane dhe sheshe, te miratuar nga komunat per hedhjen e tyre. Te shqetesuar janë edhe bizneset e ngritura buze lumit Vjosa, te cilet tregetine e tyre e kane ngritur mbi bazen e bukurise dhe burimeve te shumta ujore mbi shtratin e Vjoses, pasi papastertite mbi bimesine po largojne turistet.

“Nese vazhdon me kete ritem, do jete i pariparueshem pastrimi i tyre”, deklaron pronari i pikes turistike Gryka e Kelcyres, Shkelqim Hoxha. Ndersa anetari i keshillit komunal te Carshoves deklaron se shtrati i lumit ndryshon si nata me diten midis dy shteteve, Shqiperise edhe Greqise, ku ne Greqi shtrati i lumit ska asnje mbeturine te vetme, ndersa ne Shqiperi nje peme ka me qindra mbeturina qe varen si flamuj shumengjyresh.

Top Channel