Greqi, vdes në spital 28 vjecari shqiptar

31/03/2010 21:10

Një 28 vjecar shqiptar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin e Janinës, pasi ishte rrahur gjatë një sherri në nje burg të Korfuzit.

Sipas informacioneve të fundit, shtetasi Lulëzim Kago vdiq për shkak të plagëve të marra dhe trupi i tij pritet të dërgohet nga autoritetet greke në Shqipëri.

Këto të fundit kanë nisur edhe një hetim për zbardhjen e rrethanave të sherrit që nisi në burgun e Korfuzit dhe që i mori jetën 28 vjecarit.

Top Channel