G99 analizon zgjedhjet

31/03/2010 23:05

Erion Veliaj, kreu i G99 gjatë një takimi me anëtarët e partisë së tij bëri analizën e zgjedhjeve të fundit, ku u shpreh se kodi i ri zgjedhor nuk jepte shumë mundësi për parti të reja.

Por z. Veliaj theksoi edhe çështjen e numërimit si një ndër problemet që partia e tij hasi gjatë zgjedhjeve.

“Proçesi na ndihmon të kuptojmë përpara çfarë realiteti dhe përpara kujt kundërshtarëve ishim duke e bërë këtë betejë. Kjo nuk ishte një betejë me disa parti të tjera të majta. Kjo ishte një betejë për një mentalitet dhe këtu nuk ka dallim një mentaliteti I djathtë apo një mentalitet I majtë. Nëse ka një mentalitet të gabuar që nuk beson tek gara e ndershme, sigurisht që përpara këtij mentaliteti e kemi betejën reali dhe jo përpara një logo partie apo qeverie”, tha Veliaj.

Kryetari i G99 evidentoi edhe pjesëmarrjen e gjithë strukturave shtetërore në proçesin zgjedhor, si një ndër shkaqet e një gare të pabarabartë në zgjedhje.

Top Channel