Zgjedhjet Itali, e djathta merr Lacion

30/03/2010 00:45

Kandidatja e aleancës së qendrës së djathtë ka fituar në krahinën e Lacios një ndër krahinat më të rëndësishme e cila pretendohej të kontrollohej nga të dyja kampet e politikës italiane.

Renata Polverini ka fituar përballë kanditatit të së majtës me një diferencë mjaft të ngushtë.

“Përjetësuam demokracinë. Sonte nuk mund të flihet, sonte festojmë. E gjithë kjo tregon që mrekullitë ekzistojnë, kur njerëzit duan gjithëcka mund të arrihet”, ka deklaruar Sheshi i Popullit në Rome, pak çaste pas shpalljes së rezultatit, Polverini.

Pas marrjes së Lacios e djathta siguron 4 krahina deri tani, kundrejt 7 të së majtës.

Top Channel