Paris, supervjedhje në një bankë

30/03/2010 16:00

Një supervjedhje ka ndodhur në një bankë në qendër të Parisit. Një bandë hajdutësh është futur nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm dhe ka zbrazur 200 sirtarë sigurie.

Sasia monetare nuk është përcaktuar ende, por besohet të jetë shumë e madhe, sipas burimeve në vendngjarje.

Të shtunën në mbrëmje hajdutët kanë kaluar nëpërmjet kantinave të pallatit duke hapur një vrimë në sallën e sigurisë së Credit Lyonnais.

Pasi kanë marrë pëng një roje për disa orë, kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Top Channel