Pakistan, vriten 30 talebanë në veri-perëndim

30/03/2010 15:00

Forcat pakistaneze të sigurisë kanë vrarë në orët e fundit 31 guerrilas talebanë, në zonën tribale të Pakistanit veri-perëndimor.

E ndërsa ushtria avancon në zona të ndryshme, aviacioni pakistanez ka bombarduar zonën e Arganjas, duke shkatërruar një bazë stërvitjeje, duke vrarë 21 rebelë dhe plagosur 22 të tjerë.

Pak më parë 10 talebanë të tjerë ishin vrarë në zonën e Anjanit. Në javën që sapo përfundoi janë vrarë të paktën 150 militantë fondamentalistë.

Top Channel