Pakistan, lirohet diplomati iranian

30/03/2010 10:30

Një diplomat iranian, i marrë peng në Pakistan në vitin 2008, ka fituar lirinë. Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror iranian.

Persona të armatosur rrëmbyen Heshmatollah Atharzadeh gjatë kohës kur ai po shkonte në punë, në konsullatën iraniane në qytetin pakistanez të Peshauarit.

Atharzadeh ishte atashehu për tregtinë dhe rrëmbimi i tij erdhi pas një rritje të valës së sulmeve në Pakistan, për të cilën u fajësuan militantët islamikë.

Top Channel