Obama: Afganistani progres të ngadaltë

30/03/2010 04:35

Pas vizitës së tij të beftë në Afganistan dhe kthimit në Uashington presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se progreset në vendin aziatik mbeten të ngadalta.

“Zhvillimet në Afganistan janë tepër të ngadalta. Presidenti Karzai mund dhe duhet të luftojë korrupsionin në administratën shtetërore si dhe të rrisë angazhimet në luftën kundër drogës”, tha Obama në një intervistë për televizionin NBC.

Në të njëjtën intervistë shefi i Shtëpisë së Bardhë foli edhe për reformën shëndetësore e miratuar vetëm pak ditë më parë prej Kongresit amerikan. Ai e quajti atë një zhvillim thelbësor që kërkon disa korigjime për të reduktuar koston e saj.

Reforma shëndetësore e administratës Obama parashikohet me një kosto prej 940 miliard dollarë për dhjetë vitët e ardhshme.

Top Channel