Krimet e Rënda hetojnë Belegun

30/03/2010 20:10

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet për zhdukjen e ish drejtorit te Darfo-s, Eduart Belegu një javë pasi kërkimet për gjetjen e tij nuk kanë dhënë rezultat.

Dosja është dorëzuar nga policia e kryeqytetit pranë organit të akuzës që heton veprat penale të rënda ndërsa hetimet kryesore të prokurorëve po përqëndrohen në zbardhjen e dyshimeve nëse bëhet fjalë për rrembim apo për largim me dashje.

Per shkak se ka hipoteza se, Belegu mund te kete rene pre e ndonje rrembimi por edhe per shkak te statusit te tij publik, i njohur si ish keshilltar ne Ministrine e Ekonomise dhe ish administrator i kompanise se ferrokromit Darfo, ceshtjen e kane marre Krimet e Renda dhe hetimet po drejtohen nga prokurori Eugen Beci.

Te kontaktuar nga Top Channel, pjesetare te grupit hetimor nuk dhane detaje pasi ende nuk ka te dhena te qarta se cfare rrjedhe do marrin hetimet ndersa po kryhen verifikime nese i zhdukuri ka patur apo jo konflikte personale me ndonje shtetas tjeter.

Eduart Belegu, baba i dy femijeve jetonte ne Tirane se bashku me familjen e tij. I akuzuar muaj me pare sebashku me tre persona te tjere per vjedhje me ane te shrytezimit te detyres, Gjykata e Larte kishte lene masen “detyrim me paraqitje” cdo te enjte. Por te merkuren e kaluar, sipas denoncimit te bere nga bashkeshortja e tij ne komisariatin numer 1, mesohet se Belegu i ka cuar mesazh te vellait ku i thoshte te mos e kerkonin sepse ishte larguar vete.

Disa ore pas ketij mesazhi, te afermit e te zhdukurit kane trokitur ne polici, ndersa agjentet e krimeve arriten te gjejne vetem automjetin Range Rover ne pronesi te Belegut, qe ishte braktisur ne zonen e Laprakes. Mesohet se ne automjet nuk jane gjetur gjurme kompromentuese, ndersa shpresohet qe tabulatet telefonike te zbardhin komunikimet e te zhdukurit.

Top Channel