Itali, zgjedhjet, Berluskoni pranë humbjes

30/03/2010 00:15

Vazhdon ethshëm numërimi i votave në Itali, megjithëse procesi i deritanishëm ka nxjerrë disa të dhëna të sigurta. Të majtët kanë fituar në 7 krahina ndërsa Berluskoni dhe aleatët e tij vetëm në 4.

Praktikisht e djathta i ka marrë opozitës krahinën e Kampanjës dhe Kalabrisë. Në Lacio dhe Piemonte, dy krahina mjaft të lakmuara nga të dyja palët rezultatet e deritanishme nuk japin mundësi për përcaktimin e fituesit, pasi kandidatët kryesorë janë shumë pranë njëri-tjetrit.

Në përgjithësi është konfirmuar suksesi i “Lega Nord”, jo vetëm në Veneto, ku ka triumfuar, por edhe në zona të tjera. Ende pa u shpallur të dhënat zyrtare Umberto Bosi ka deklaruar se do kërkojë menjëherë reformat federaliste të shtetit.

Gjithësesi, të dhënat konfirmojnë një pozicion më të mirë të qendrës së djathtë në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kur arriti të fitojë vetëm në dy krahina nga 13 ku votohej.

Top Channel