Itali, Berlusconi fiton epërsi

30/03/2010 10:55

Koalicioni i kryeministrit italian Silvio Berlusconi ka fituar epërsi gjatë numërimit të fletëve të votimit, në kuadër të zgjedhjeve rajonale.

Me pjesën më të madhe të numëruar, koalicioni kryeson në 6 nga 13 rajone ku u zhvilluan votimet.

Fillimisht koalicioni i kryeministrit kryesonte vetëm në dy krahina, ndërsa më pas, me numërimin e votave, ka arritur në 6.

Rritja e epërsisë vjen pavarësisht skandaleve të fundit politike që kanë përfshirë së fundmi Berlusconi-n.

Autoritetet italiane deklarojnë se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e ulet, rreth 64 përqind, 8 pikë më pak se në zgjedhjet e fundit.

Partia e Berlusconi-t, Populli i Lirisë, dhe aleatët e saj fituan në dy rajone shumë të rëndësishme si ai i Lacios dhe Piemontit.

Top Channel