G8, plan për kufirin afgano-pakistanez

30/03/2010 11:05

Vendet e industrializuara të grupimit G8 kanë njoftuar përgatitjen e një iniciative ekonomike për kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Plani, i publikuar në një takim të ministrave të G8-ës në Kanada, synon të ndihmojë tregtinë mes dy vendeve dhe të përmirësojë infrastrukturën kufitare të tyre.

Ministri i Jashtëm kanadez, Lawrence Cannon ka deklaruar se stabiliteti në rajonet afgano-pakistaneze është kritik për sigurinë globale.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë së guerrilasit talebanë dhe militantët e Al Kaedës janë të vështirë për t’u gjurmuar dhe se siguria e dobët në kufij i ndihmon ata të lëvizin lehtë nga njëri vend në tjetrin.

Shpresohet që me përmirësimin e tregtisë në zonat kufitare të inkurajohet zhvillimi ekonomik lokal, duke dobësuar apelet e talebanëve për rekrutimin e njerëzve të varfër.

Top Channel