G8 dënon sulmet në Moskë

30/03/2010 03:50

Ministrat e Jashtëm të G8-ës me anë të një deklarate të përbashkët leshuar prej ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov dënuan sulmet terroriste në metrotë e Moskës.

Komunikata u njoftua prej ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një konferencë për shtyp me gazetarët pas takimit me pesë ministrat e Jashtëm të Artikut.

“G8 miratoi një deklaratë ku dënohen sulmet terroriste në metrotë e Moskës duke shprehur solidaritetin me popullin rus”, tha Lavrov.

Dy shpërthime të fuqishme trondtën ditën e hënë metrotë e kryeqytetit rus duke shkaktuar të paktën 38 të vdekur dhe dhjetra të lënduar.

Top Channel