Francë, Sarko nis punën për rifitimin e popullaritetit

30/03/2010 02:05

Pas humbjes në zgjedhjet rajonale, presidenti francez ka nisur luftën për rifitimin e popullaritetit të humbur me një faqe të re interneti.

Elysee.fr është portali i ri i kreut të shtetit francez, ndërtimi i të cilit ka kushtuar 100 mijë euro. Në të parashikohet gjetja e saktë e fjalëve kyç të përdorura nga presidenti me anë të një motori kërkimi në 2 mijë videot e ngarkuara.

Ndërsa për kureshtarët ndodhet edhe nje udhërrëfyes global i animuar, me anë të të cilit kushdo mund të informohet mbi udhëtimet dhe axhendën e Sarkos, për aq sa mund të publikohet prej sigurimit të tij personal.

Top Channel