Francë, 57% kundër rikandidimit të Sarkozy

30/03/2010 15:45

Rreth 57 përqind e francezëve nuk duan që presidenti francez Nicolas Sarkozy të rikandidojë për një mandat të dytë në Elize në 2012-ën.

Përfundimin e ka nxjerrë një sondazh i të përditshmes “France-Soir”.

I këtij mendimi është rreth një e katërta e simpatizantëve të Ump, partia e Sarkozy.

32 përqind e të intervistuarve janë pro një mandati të dytë, ndërsa 11 përqind nuk prononcohet.

Top Channel