Atentatet në metro, Rusia në zi

30/03/2010 09:45

Rusia është në zi për të përkujtuar 39 viktimat që humbën jetën në dy sulmet kamikaze në metronë e Moskës.

Korrespondenti i BBC-së në Moskë thotë se në qytet është forcuar siguria, për shkak të shqetësimeve se mund të ketë një valë tjetër sulmesh.

Autoritetet besojnë se sulmet me bomba u kryen nga rebelë nga rajoni i Kaukazit të Veriut.

Më herët, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë rajonal për të luftuar atë që ai quan rrjet global terrorist.

Ai po fliste në samitin e G8-s në Kanada. Ndërkohë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, u bëri jehonë komenteve të tij duke thënë se bota është duke u përballur me një armik të përbashkët.

Top Channel