Tajlandë, ende asnjë marrëveshje

29/03/2010 18:05

Nuk ka ende një marrëveshje mes qeverisë tajlandeze të kryeministrit Vejajiva dhe “këmishëve të kuqe”, partizanët e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra.

Kompromisi mes dy palëve, pas takimit të dytë direkt që është zhvilluar në kryeqytetin Bangkok, duket ende i vështirë.

Në përfundim të dy orëve bisedime, mes kryeministrit dhe protestuesve, opsioni për shkrirjen e Parlamentit është tejkaluar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi afatet kohore.

Top Channel