Rusi, pas sulmeve në Moskë dy femra kamikaze

29/03/2010 22:40

Autoritetet hetimore ruse, të cilat po merren me zbulimin e autorësisë së dy shpërthimeve të ndodhura ditën e hënë në metronë e Moskës, dyshojne se akti terrorist është kryer prej dy femrave.

“Sipas të dhënave tona paraprake, dyshojmë se sulmi, duke përdorur dy femra kamikaze është ndërmarrë prej një grupi terrorist të Kaukazit Verior”, deklaroi Aleksander Bortnikov i Shërbimit Federal të Sigurisë.

Ndërsa kryeministri i vendit, Vladimir Putin deklaroi se përgjegjesit e atentateve do të shkatërrohen, si dhe paralajmeroi për ndryshime të mundëshme në legjislacionin vendas mbi terrorizmin.

“Jemi duke vendosur kamera sigurie në të gjitha metrotë e Moskës. Megjithatë sulmet e së hënës tregojnë se nuk mund të mjaftohemi vetëm me kaq për të qënë të sigurtë, ndryshimet në legjislacion mund të na nevojiten”, deklaroi Putin.

Top Channel