Punësim sezonal në Itali

29/03/2010 12:05

Edhe këtë vit Interneti do të jetë i vetmi kanal për të paraqitur kërkesat për punonjës sezonalë në Itali.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se që sot, më 29 mars, punëdhënësit mund të plotesojnë modularët dhe të bëjnë kështu hapin e parë për marrjen e 80 mijë punonjësve sezonale, të cilët do të punojnë kryesisht në bujqësi, në sektorin e turizmit dhe në atë të ndërtimit.

Meqënëse procedura parashikon disa hallka te metejshme ne institucione te ndryshme, Konfederata e Bujqesise ben te ditur se vonesat e mundshme vene ne rrezik vjeljen e disa prodhimeve si luleshtrydhet ne zonen e Verones, mollet ne Trentino apo rrushin ne Piemonte.

Jane rreth 30 mije ndermarrjet bujqesore qe marrin punonjes sezonale nga 155 vende. Sipas te dhenave te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, shumica e emigranteve (17,2%) qe vijne ne Itali per te punuar ne sektorin bujqesor jane shqiptare. Siç jane shqiptare dhe pjesa me e madhe e ndermarrjeve bujqesore te ngritura ne Itali nga te huajt.

Top Channel