Horror në Greqi/ Babai 90-vjeçar ndërroi jetë, i biri ia fshehu trupin në frigorifer për të vazhduar të përfitonte pensionin e tij
Dy shpërthime të fuqishme kanë tronditur Moskën mëngjesin e sotëm ku deri tani llogariten 40 viktima dhe dhjetra të plagosur.
Shpërthimi i parë ndodhi në stacionin “Lubjanka” në afërsi të qëndrës së Shërbimeve Sekrete Federale nga nje kamikaz. 25 persona humbën jetën nga ky shpërthim. Lënda e dytë plasëse shpertheu në “Park Kulturi” ku humbën jetën 15 persona dhe sipas të dhënave, është shkaktuar nga një tjetër kamikaz.
Linja e metrosë “Sokolniceskaia” ku u verifikuan shpërthimet, është bllokuar plotësisht deri në “Komsomolskaia”. Dhjetra ambulanca po transportojnë të plagosurit. Këto shpërthime që tronditën zemrën e Moskës, kanë vënë në dyshim edhe sigurinë e Kremlinit ku ndodhen ndërtesat qeveritare.
Top Channel