Kore e Jugut, zhytësit hyjnë në anijen ushtarake

29/03/2010 17:00

Zhytësit koreano-jugorë kanë arritur tek anija luftarake që u mbyt në rrethana misterioze ditën e premte, pas një shpërthimi.

Zhytësit provuan të lidheshin përmes alfabetit mors me 46 anëtarët e ekuipazhit të cilët mendohet të jenë ende gjallë, por nuk morën asnjë sinjal në këmbim.

46 ushtarakët dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në anije, konkretisht në jastëqet e ajrit që janë krijuar.

Anija ushtarake u mbyt në afërsi të kufirit detar me Korenë e Veriut për shkak të një shpërthimi që nuk dihet nga erdhi.

Autoritete nga Ministria e Mbrojtjes në Seul deklarojnë se shpërthimi mund të ketë ardhur si pasojë e ndonjë mine detare.

Ndërsa skuadrat e shpëtimit thanë gjatë fundjavës se shpërthimi e ndau anijen në dy pjesë, gjë që bëri që një pjesë e ekuipazhit të shpëtonte dhe pjesa tjetër të zhytej bashkë me njërën pjesë të anijes.

Top Channel