Korçë, Grinden në lokal, godet me grusht kunatin

29/03/2010 08:30

Një konflikt banal ka çuar në plagosjen e rëndë të një 33- vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashtmi të Korçës kur në gjendje të dehur dy shtetasit që kanë lidhje krushqie, Kostika Cenolli, 25 vjeç dhe kunati i tij, Sajmir Mukollari, 33 vjeç, janë grindur për motive banale dhe më pas janë përplasur fizikisht në rrugën e fshatit.

Sipas burimeve policore të Korçës personat e përfshirë në konflikt kanë qenë nën efektin e pijeve alkoolike. Të njëjtat burime saktësojnë se 25-vjeçari Cenolli ka goditur me grusht kunatin e tij dhe ky i fundit ka rënë në tokë dhe ka marrë një plagë të madhe në kokë. Mukollari është transportuar me urgjencë drejt spitalit civil të Korçës dhe më pas drejt kryeqytetit, pasi gjendja e tij ka qenë mjaft kritike.

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur prangosjen e 25-vjeçarit Kostika Cenolli për akuzën e “plagosjes”.  

Top Channel