Eriksson në botëror me Bregun e Fildishtë

29/03/2010 12:05

Sven-Goran Eriksson arrin të presë një biletë për në Botërorin 2010 pasi ka arritur të nënshkruajë një kontratë “part time” me Federatën e Bregut të Fildishtë.

Tekniku suedez që i nisi eleminatoret në stolin e Meksikës, u shkarkua nga kjo detyrë për shkak të rezultateve të dobëta që e cuan skuadrën amerikano-veriore një hap larg greminës.

“Sven-Goran Eriksson është trajneri i ri i Bregut të Fildishtë. Do drejtojë kombëtaren tone në botëror duke pasur si objektiv një paraqitje dinjitoze”, shkruan faqja e federatës së kombëtares afrikane.

Ish tekniku i shumë klubeve në Itali zë vendin e Vahid Halilhodzic, pasi ky i fundit u shkarkua për shkak të dështimit në Kupën e Afrikës. Suedezi la para një muaji e gjysmë postin e drejtorit tek Notts County.

Top Channel