Droga, Rusia akuzon Shtetet e Bashkuara

29/03/2010 15:25

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë bërë marrëveshje me trafikantët e drogës në Afganistan.

Akuza vjen pas vendimit të SHBA për të mos shkatërruar plantacionet e opiumit në jug të Afganistanit, por për të blerë të gjithë produktin dhe t’u shesë fshatarëve fara për bimë të tjera.

“Ne vlerësojmë se kjo pozitë bie ndesh me vendimet kundër trafikut të drogës në Afganistan, të marra në rang ndërkombëtar”, ka deklaruar Moska zyrtare.

Top Channel