Birmani, partitë e opozitës jashtë zgjedhjeve

29/03/2010 16:20

Partia opozitare në Birmani, Lidhja Kombëtare për Demokraci ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, të parat që zhvillohen pas dy dekadash.

Një zëdhënës i LKD-së ka deklaruar se partia në fjalë ka vendosur të mos regjistrohet për shkak të ligjit elektoral, i cili sipas tij nuk është aspak i drejtë.

Ligji, i shpallur së fundmi nga regjimi ushtarak, kërkon që LKD të përjashtojë kryetaren e saj Anug San Suu Kyi, për shkak se ajo ka precedentë kriminalë.

Refuzimi i Suu Kyi për të mos u regjistruar hap rrugen që LKD të mos njihet më ligjërisht si parti. Për zgjedhjet nuk është caktuar ende asnjë datë, por regjimi ushtarak ka deklaruar se ato do të mbahen këtë vit.

Lidhja Kombëtare për Demokraci fitoi zgjedhjet e fundit të zhvilluara në vitin 1990, por nuk u lejua kurrë që të merrte pushtetin.

Top Channel