Arabi, dënim me vdekje 17 indianëve

29/03/2010 16:25

Një gjykatë në Emiratet e Bashkuara Arabe ka dënuar me vdekje 17 shtetas indianë, të cilët u shpallën fajtorë për vrasjen e një pakistanezi.

Vrasja në fjalë u krye pas disa konfliktesh të lindura për kontrollin e kontrabandës së alkoolit, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare.

Rreth 50 persona u përfshinë në sulmin fatal, ku shtetasi pakistanez humbi jetën për shkak të goditjeve të shumta me thikë.

Korrespondentët e mediave të ndryshme raportojnë se dhuna mes bandave të kontrabandës së alkoolit është rritur ndjeshëm ne EBA, për shkak të kontrollit që u bëhet këtyre pijeve.

Vendimi për 17 dënimet me vdekje konsiderohet si më i madhi dhe më i ashpri i dhënë ndonjëherë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Top Channel