Përkujtohet tragjedia e Otrantos

28/03/2010 20:45

Tragjedia e Otrantos është përkujtuar pas 13 vjetësh nga miqtë, shokët dhe të afërmit e atyre që humbën jetën në det.

Familjarë të viktimave kanë hedhur buqeta me lule në det, në shenjë përkujtimi të familjarëve që kanë humbur në tragjedinë e 13 viteve më parë.

Ata vijojnë të kërkojnë drejtësinë e munguar në këto 13 vjet, ndërkohë që apeli i është drejtuar shtetit shqiptar, me qëllim dëmshpërblimin e familjeve të këtyre viktimave dhe vënien në vend të drejtësisë.
Familjarët e viktimave duke i bërë apel shtetit kanë theksuar se, strukturat përkatëse duhet t’i orientojnë drejt zgjidhjes.

Ne 28 mars të vitit 1997 rreth 115 shtetas shqiptar po udhëtonin me anijen “Katri i Radës” drejt Italisë. Pas rreth 4 orësh lundrim në det, kanë mbërritur në Kanalin e Otrantos, aty ku dhe u  godit nga anija luftarake italiane “Sibila”. 57 persona humbën jetën, 24 u deklaruan të humbur dhe vetëm 34 arritën të mbijetonin.

Top Channel