“Reforma”, të martën firma e Obamës

27/03/2010 00:40

Shtëpia e Bardhë njoftoi se ditën e martë presidenti amerikan Barak Obama do të firmosë reformën shëndetësore.

Ceremonia do të kryhet në “Northern Virginia Community College” në Uashington.

Ky do të jetë akti i fundit zyrtar që i jep udhë përfundimisht zbatimit të reformës shëndetësore e miratuar mes polemikash e kundërshtish në Kongresin amerikan.

Miratimi i reformës shëndetësore, që parashikon zgjerimin e skemës së sigurimeve, prej Kongresit pasoi me kërcenime me jetë ndaj presidentit, Obama si dhe 10 kongresmenëve mbështetës të saj.

Top Channel