Iraku, SHBA : Zgjedhjet moment kyç

27/03/2010 02:20

Shtetet e Bashkuara e kanë cilësuar një moment të rëndësishëm mbajtjen e zgjedhjeve demokratike në Irak.

“Urojmë popullin dhe qeverinë irakiane. Ky është një moment mjaft i rëndësishëm zhvillimi demokratik i Irakut”, deklaroi në një konferencë për shtyp nga Uashingtoni, Philip Croëley.

Deklarata ka ardhur pak kohë pasi autoritetet irakiane njoftuan rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 marsit, ku opozita fitoi me vetëm 2 mandate më shumë se partia e kryeministrit Nuri al Maliki.

Top Channel