Gaza, 3 palestinezë të vrarë

27/03/2010 01:35

Përkeqësohet bilanci i viktimave si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite në qytetin palestinez të Gazas.

Sipas informacionit të shpërndarë prej autoriteteve palestineze mbi 3 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetra kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjëve mes militatëve të Hamas-it dhe blindave izraelitë në zonën e Khan Yunes në Rripin e Gazas.

Tensionet mes palestinezëve dhe Izraelit janë rritur ndjeshëm pas vendimit të Tel Avivit për ndërtimin e 1600 vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor.

Top Channel