Droga, 5 të dënuar me vdekje në Vietnam

27/03/2010 08:00

Pesë vietnamezë, mes të cilëve një grua, janë dënuar me dënim me vdekje për trafik heroine në Vietnam.

Lajmin e bën të ditur shtypi lokal, i cili saktëson se 11 persona të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Të gjithë ata akuzohen se kanë trafikuar 19 kilogramë heroinë mes viteve 2004-06, në veri të vendit.

Në Vietnam dënimi kapital parashikohet për kë kapet në zotërim të më shumë se 600 gramëve heroinë, ose 20 kilogramë opium.

Top Channel