Brazil, Lula: Me Iranin jo të njëjtin gabim si me Irakun

27/03/2010 04:50

Presidenti brazilian Lula u shpreh se nuk ka ndërmend të anulojë vizitën e tij në Teheran, vizitë kjo e parashikuar më datë 15 maj.

“Nuk dua që të përsëritet i njejti gabim si me Irakun edhe me Iranin. Fuqitë e mëdha shpikën praninë e armëve të shkatërrimit në masë, pushtuan Irakun dhe vranë Sadam Huseinin, për të cilin unë nuk kisha ndonjë simpati të madhe. Por megjithatë bota po pret akoma që dikush të tregojë se Iraku vërtet zotëronte armë të tilla”, deklaroi Lula.

Presidenti brazilian do të vizitojë Teheranin për t’iu përgjigjur ftesës së dërguar prej homologut të tij Ahmadinexhad gjatë vizitës së këtij të fundit në vendin amerikano-latin më 23 nëntor të vitit të kaluar.

Top Channel