Afganistan, vritet ushtari britanik

27/03/2010 05:10

Autoritetet ushtarake britanike njoftuan vrasjen e një ushtari në Afganistan.

Sipas njoftimit të Ministrisë se Mbrojtjes në Londër, ushtari mbeti viktimë e një shpërthimi bombe në jug të Afganistanit gjatë orarit të patrullimit.

Shkon kështu në 32 numri i ushtarakëve të Mbretërisë së Bashkuar që kanë humbur jetën në Afganistan që nga nisja e 2010-ës.

Top Channel