Zarfi për Berlusconin, gjendet dërguesi

26/03/2010 18:55

Ështe identifikuar dhe pyetur nga karabinierët ne Itali personi që i ka dërguar kryeministrit italian, Silvio Berlusconi letrën që përmbante pluhur të dyshimtë në vilën e tij në Arcore.

Bëhet fjalë për një person me probleme psikike dhe zarfi është dërguar nga Lazio.

Përmbajtja do të analizohet për të përcaktuar përmbajtjen kimike të pluhurit.

Top Channel