Vatikani përgënjeshtron rastin e Mynihut

26/03/2010 14:50

Cështja e pedofilisë në radhët e priftërinjve është kthyer në një luftë replikash mes Vatikanit dhe “New York Times”.

Selia e Shenjtë ka përgënjeshtruar paraditen e sotme edhe lajmin e publikuar sot në gazetën prestigjoze amerikane, se Papa Ratzinger ka mbrojtur një prift që kishte abuzuar seksualisht me një fëmijë kur ishte kryepeshkop në Mynih.

“Papa nuk dinte asgjë. ‘New York Times’ spekullon”, ka deklaruar zyra e shtypit e Vatikanit.

Top Channel