Seuli hap zjarr pas mbytjes së anijes

26/03/2010 16:35

Marina e Koresë së Jugut ka hapur zjarr ndaj një anijeje të paidentifikuar në Detin e Verdhë, menjëherë pas mbytjes së një anijeje të saj ushtarake, në bordin e së cilës gjendeshin 100 persona.

Shkak për mbytjen e kësaj të fundit pretendohet të jetë lëshimi i një rakete nga Koreja e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur televizioni i Seulit, YTN.

Top Channel