Merkel: Jo liceve turq në Gjermani

26/03/2010 13:05

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër propozimit të kryeministrit turk Erdogan, për të hapur lice artistikë në Gjermani.

“Nuk më duket një ide e mirë që studentët turq në Gjermani të shkojnë në një lice turk. Ky propozim nuk është hap para për integrimin”, ka deklaruar Merkel.

Kancelarja gjermane, e cila do të vizitojë të hënën dhe të martën e ardhshme Turqinë, është shprehur disa herë kundër pranimit të Ankarasë në BE, duke preferuar një partneritet të privilegjuar.

Top Channel