Meksikë, policia arreston lordin e heroinës

26/03/2010 10:45

Policia meksikane ka njoftuar se ka arrestuar një prej trafikantëve më të mëdhenj të heroinës në vend.

Jose Antonio Median, 39 vjec, u arrestua në shtetin perëndimor të Mikoacanit.

Policia beson se ai është përgjegjës për trafikimin e qindra kilogramëve heroinë në Kaliforninë jugore.

Ndërkohë, autoritetet amerikane deklarojnë se grupet kriminale meksikane kanë përforcuar pozitat e tyre në trafikun e narkotikëve, duke u bërë kërcënimi kryesor për SHBA.

Top Channel