Mbyllet hetimi i “Ruzhdies”

26/03/2010 15:25

Prokuroria e Fierit e mbylli hetimin për zgjedhjet në komunën Ruzhdie të Fierit. Dosja prej 600 faqesh i është dorëzuar gjykates së shkallës së parë në Fier dhe pritet që të martën të hidhet shorti për të caktuar gjykatësin që do të marrë në gjykim cështjen e manipulimit të zgjedhjeve të 28 qeshorit në qendrën e votimit 30 52 të zonës 19 në Fier.

Në gjykatë janë dorëzuar dosja voluminoze së bashku me kutinë e materialeve të qendrës së votimit për t’i hapur rrugën një procesi penal ndaj 9 personave, 5 nga të cilet janë komisionerë dhe 4 votues që është verifikuar se kanë votuar më shumë se një herë. Akuzat janë për shpërdorim detyre si dhe falsifikim të dokumentacionit bazuar ne nenet 245 dhe 248 te kodit penal si dhe votim me shume se njëherë dhe shkelje të fshehtësise së votimit bazuar në Kodin Zgjedhor.

Për këto akuza do të zhvillohet cështja gjyqësore ndaj, shtetasve, Bujar Kararaj, Shezai Kararaj, Veledin Myftaraj, Robert Myftaraj, Pëllumb Myrtaj, Pëllumb Ferzaj, Qazim Alija, Ervin Myftaraj dhe Elmaz Donaj. Dosja hetimore me numer 410 ndodhet tashme me duart e gjykatesve qe do te presin shortin per te gjykuar ceshtjen me te nxehte politike.

Ruzhdia u be kali i betejes politike per opoziten dhe poziten. Hetimi nisi pas nje padie te thjeshte bere diten e zgjedhjeve nga komisioneret socialiste.

Prokuroria e Fierit nisi hetimin dhe mori nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kutine me materialet zgjedhore duke hetuar dhe zbuluar se te pakten 80 persona qe ishin jashte vendit ne daten 28 qershor ne zgjedhjet e pergjithshme, por qe rezultonin te kishin votuar. Nga analizimi i firmave dhe numrave te dokumenteve u zbulua se te tjere persona kishin votuar ne emer te tyre per kete arsye para gjyqit me akuzen e votimit me shume se njehere jane derguar edhe 4 shtetas, votues te qendres numer 3052 ne Ruzhdie.

Top Channel